Çavushollu: Turqia nuk do të bëjë kompromis me demokracinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu në konferencën e përbashkët të shtypit në Ankara me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjörn Jangland tha se Turqia nuk do të bëjë asnjë lëshim nga koncepti i demokracisë.

Çavushollu: Turqia nuk do të bëjë kompromis me demokracinë

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjörn Jangland në vizitën që bëri në Ankara pas tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, ndërmarrë nga organizata terroriste guleniste-struktura paralele në shtet (FETO/PDY), u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në konferencën e përbashkët të shtypit organizuar pas takimit, Jagland tha se “e vizitonte Ankaranë për të theksuar mbështetjen e Këshillit të Evropës ndaj institucioneve demokratike”.

Kurse ministri Jashtëm turk Mevlut Çavushollu tha se e vlerësojnë vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjörn Jangland në Turqi, ndërsa theksoi se “Turqia procesin e reformave do ta vazhdojë në mënyrë të fuqishme”.

Çavushollu e falënderoi Jaglandin dhe Këshillin e Evropës për qëndrimin e mbajtur kundër grushtit të shtetit, duke shtuar se edhe vendet e Evropës dhe shtypi evropian duhet të marrin si shembull Këshillin e Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjörn Jangland tha në vijim të fjalës së tij se janë në dijeni të organizatës FETO. “Tentativa e grushtit të shtetit është e papranueshme. Puçistët hapën zjarr kundër popullit. Masat në lidhje me këtë organizatë duhet të merren me kujdes. Organet dhe institucionet e nevojshme duhen spastruar”,- u shpreh Jangland.



Lajme të ngjashme