100 miliardë dollarë llogaritet deri tani fatura e puçit në Turqi

Ministri turk për Doganat dhe Tregtisë, Bylent Tyfeknçi tha të mërkurën se sipas përcaktimeve të para fatura e grushtit të dështuar të shtetit në 15 korrik llogaritet të jetë 100 miliardë dollarë.

100 miliardë dollarë llogaritet deri tani fatura e puçit në Turqi

Ministri turk për Doganat dhe Tregtisë, Bylent Tyfeknçi (Bülent Tüfenkçi) tha të mërkurën se sipas përcaktimeve të para dëmi që i ka shkaktuar ekonomisë turke tentativa për grusht shteti e organizatës terroriste guleniste – struktura paralele në shtet (FETO/PDY) llogaritet në rreth 100 miliardë dollarë.

Në bashkëbisedimin që bëri me një grup gazetarësh ministri Tyfenkçi vlerësoi efektet që pati tantativa e grushtit të shtetit në tregje si dhe pasojat ekonomike.

Sipas përllogaritjeve të para bëhet fjalë për një dëm me vlerë rreth 100 miliardë dollarë (300 miliardë lira turke),- u shpreh ministri duke shtuar se fatura e plotë do të dalë në një të ardhme afatmesme dhe se kjo shifër do të rritet kur të bëhet një llogaritje më e detajuar.

Tyfenkçi tha se janë anuluar disa porosi dhe vizita nga jashtë shtetit. Anulime ka pasur edhe në rezervimet e pushimeve turistike, por kam besim se do ta marrim veten së shpejti, shtoi ministri

Tregjet demonstruan një persformancë të mirë pas tentativës së grushtit të shtetit, cilësoi Tyfenkçi duke sqaruar se nuk ka nevojë për të revizionuar parashikimet në lidhje me normën e rritjes ekonomike apo objektivat e eksporteve.

Ministri Tyfenkçi tha se do të ketë një mobilizim dhe ofensivë për të sqaruar rrethet e biznesit jashtë shtetit për të gjitha ato që ndodhën në Turqi.

“Kemi në dorë një histori të jashtëzakonshme suksesi, të cilën duhet ta promovojmë shumë mirë dhe kodet korrekte. Në kuadër të kësaj do të mobilizohen biznesmenët, artistët, sportistët, politikanët. Ne do të japim informacionin korrekt dhe ata do ta përcjellin”, tha ministri për Doganat dhe Tregtisë, Bylent Tyfeknçi.



Lajme të ngjashme