Puçistët bashkëpunojnë me PKK

Mësohet se terroristët e organizatës separatiste PKK, në bisedat me radio pas tentativës së Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) për grusht shteti më 15 korrik, kanë bërë thirrje për të “bashkëvepruar” me puçistët në arrati.

543312
Puçistët bashkëpunojnë me PKK

Prefekti i Batman-it, Ahmet Deniz, deklaroi se në bisedat me radio (dhënëse-marrëse) të organizatës terroriste PKK kanë qarkulluar disa shprehje, si: “tu hapim krahët e të përqafohemi”, “të jemi në kontakt të ngushtë me ata”, “të veprojmë bashkë”, në rast se terroristët e FETO-s do të tentojnë të arratisen dhe do të kërkojnë strehim nga PKK-ja.

“Të dyja organizatat terroriste po mundohen të veprojnë me mbështetjen e disa strukturave dhe disa shteteve me qëllimin e vetëm për ti prerë hovin dhe rrugën këtij vendi (Turqisë)”, u shpreh prefekti.

“Vendet që i mbështesin këto (organizata terroriste) po punojnë për të shkaktuar në këtë rajon një luftë turko-kurde. Në këtë pikë i kanë përqendruar të gjitha përpjekjet, por qytetarët tanë janë të matur e të vetëpërmbajtur, të vetëdijshëm për çështjen dhe veprojnë bashkë me ne (shtetin). Me leje të Zotit do të shikojmë të gjithë së bashku ditë shumë herë më të bukura”,- theksoi Prefekti Deniz, ndërsa shtoi se e njëjta luftë që bëhet me PKK-në, do të vazhdojë edhe me Organizatën Terroriste Guleniste (FETO).



Lajme të ngjashme