Ministri Çavusoglu pritet në takim nga Presidenti i Pakistanit Memnun Huseyin

Presidenti i Pakistanit, Memnun Huseyn tha se qëndrimi i popullit turk habiti disa vende ndërsa jo edhe ata.

Ministri Çavusoglu pritet në takim nga Presidenti i Pakistanit Memnun Huseyin

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ndodhet për një vizitë pune në Pakistan.

Ministri Çavushollu shprehu kënaqësinë nga solidariteti që tregoi Pakistani ndaj qeverisë dhe popullit turk pas tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY).

I ndodhur në Pakistan për një vizitë pune, Ministri Çavushollu u prit në takim në Pallatin Presidencial nga ana e Presidentit të këtij vendin Memnun Hysejin.

Hysejin tha se vlerësojnë lartë qëndrimin e popullit turk përballë tentativës së grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO/PDY).

Hysejin tha se qëndrimi i popullit turk i habiti disa vende ndërsa shprehu kënaqësinë e tij për këtë qëndrim dhe shtoi se ata nuk u habitën me këtë.

Edhe Çavushollu duke e bërë të ditur se popullit i Pakistanit dhe ai turk janë vëllezër shprehu mirënjohjen e tij për solidaritetin që tregoi Pakistani me popullin dhe qeverinë turke.

Gjatë takimit u bisedua edhe në lidhje me marrëdhëniet rajonale dhe dypalëshe.

Ministri Çavushollu mori pjesë edhe në aktivitetin promovues të disa projekteve që Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) zhvillon në Pakistan e që u organizua në ambasadën turke në Islamabad.

Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Islamabad, Sadëk Babyr Girgin (Sadık Babür Girgin), Koordinatori i TIKA-s në Islamabad Giraj Tezel (Giray Tezel) dhe disa zyrtarë pakistanezë.

Në kuadër të këtyre projekteve të TIKA-s zënë vend një autoambulacë dhe një makinë si dhe kompjuterë dhe dërrasat inteligjente për shkollën Ndërkombëtare Pakistan-Bosnje. Krahas kësaj Ministri Çavushollu u informua edhe në lidhje me projektin e reparteve të kujdesit intensiv për foshnjat në 26 ambulanca në qytetin Ravalpindi.

Ministri Çavushollu u informua edhe në lidhje me një kurs trajnimi për prerjen e diamanteve që zgjatë 10 muaj, ndërsa ndau certifikatat studentëve të cilët vijuan këtë kurs.

Më pas Çavushollu mori pjesë në ceremoninë e përurimit të zyrës së Linjave Ajrore Turke e cila u organizua në mënyrë simbolike në ambasadën turke në Islamabad.

Së fundmi Ministri Çavushollu mori pjesë edhe në promovimin e sistemit të ri për aplikimin për viza të filluar nga ana e ambasadës turke në Islamabad.



Lajme të ngjashme