Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kuvendi miraton vendimin për formimin e komisionit hetues

Komisioni që do të përbëhet prej 15 anëtarëve do të hetoj në gjitha dimensione tentativën e grusht shteti të organizatës FETO/PDY.

Kuvendi miraton vendimin për formimin e komisionit hetues

Vendimi i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për formimin e komisionit hetimor në lidhje me tentativën e grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit në fjalë komisioni që do të përbëhet prej 15 anëtarëve do të hetoj në gjitha dimensione tentativën e grusht shteti të organizatës FETO/PDY dhe aktivitetet e kësaj organizate terroriste për të përcaktuar masat që do të merren kundër saj.

Kohëzgjatja e punimeve të komisionit të formuar nga kryetari, ushtruesi i detyrës së kryetarit, zëdhënësi dhe qatipët do të jetë 3 muaj prej datës së formimit. Në rast se është e nevojshme komisioni do të mund të kryej punime edhe jashtë Ankarasë.

Vendimi i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në lidhje me komisionin e formuar në pajtim me kushtetutën, u miratua më 26 korrik në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme.



Lajme të ngjashme