Yildirim informoi opinion publik mbi ecurinë e hetimeve antipuçiste

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ndau me opinionin publik numrin e dëshmorëve, të ndaluarve dhe të arrestuarve në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste...

Yildirim informoi opinion publik mbi ecurinë e hetimeve antipuçiste

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ndau me opinionin publik numrin e dëshmorëve, të ndaluarve dhe të arrestuarve në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste/strukturale paralele në shtet (FETO/PDY).

Binali Yildirim priti në rezidencën zyrtare të Kryeministrisë një grup përfaqësuesish të medias, të cilët i informoi se numri i dëshmorëve të 15 korrikut është 237.

“Numri i puçistëve të vrarë është 34, ndërsa i puçistëve të plagosur 49. Të ndaluar janë gjithsej 18 mijë e 756 persona; nga të cilët 4 mijë e 315 policë, 11 mijë e 31 ushtarë, 185 gjeneralë, 1 mijë e 135 oficerë, 2 mijë e 626 gjykatës e prokurorë, 95 shefa të administratës publike dhe 689 civilë.

Të arrestuar janë gjithsej 10 mijë e 192 vetë; prej të cilëve 1 mijë e 751 policë, 6 mijë e 153 ushtarakë, 2 mijë e 131 gjykatës e prokurorë, 64 nëpunës të administratës publike dhe 93 civilë.

Deri tani, 2 mijë e 257 persona janë liruar me kushtin e kontrollin gjyqësor, 1 mijë e 993 të tjerë janë plotësisht të lirë, ndërsa për 4 mijë e 314 vetë vazhdojnë ende procedurat e ndalimit.

Po ashtu, kemi anuluar deri më sot pasaportat e gjithsej 55 mijë e 978 personave; nga të cilat 14 mijë e 780 janë pasaporta publike, 38 mijë 703 pasaporta private, 2 mijë 109 pasaporta shërbimi dhe 386 pasaporta diplomatike”, sqaroi kryeministri turk.

I pyetur se kur do të ndryshojë situata në lidhje me lejet vjetore të nëpunësve publikë, shefi i Ankarasë zyrtare siguroi se ky vendim është marrë si masë për të penguar arratisjen e personelit të administratës publike, që mund të jetë përfshirë në tentativën për grusht shteti.

“Nuk besoj se do të zgjasë shumë. Brenda disa javësh, ecuria do t’i kthehet normalitetit edhe në punët e administratës publike; kjo varet nga puna jonë”, theksoi ai dhe rikujtoi se të përjashtuar nga kjo situatë janë vetëm nëpunësit civilë, të cilët do të shkojnë për haxhillëk në Arabinë Saudite.

Puçistëve, nënvizoi Kryeministri Yildirim, do t’iu kërkojmë llogari një për një dhe do t’iu japim dënimin e merituar, por këtë do ta bëjmë me drejtësi dhe jo me ndjenjën e hakmarrjes.



Lajme të ngjashme