Turqi – Ritrajtësohet ekuilibri civilo-ushtarak

Një dekretligj i nxjerrë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme ka sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturën shtetërore dhe ushtarake për periudhën e re në Turqi.

şura.jpg
yüksek askeri şura1.jpg

Struktura e shtetit dhe e ushtrisë në Turqi ka marrë një formë të re dekretligjin e nxjerrë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, që u shpall pas tentativës së dështuar të 15 korrikut për grusht shteti.

Tani në këto struktura ka filluar periudha civile. Komandat e forcave (tokësore, ajrore, detare) kanë kaluar në varësi të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare. Shkollat ushtarake janë mbyllur.

Është themeluar me ligj Universiteti i Mbrojtjes. Në përbërjen e Këshillit Suprem Ushtarak do të dominojë pushteti civil. Sipas strukturës së re Këshilli do të ketë 10 anëtarë nga qeveria dhe 4 komandantë (gjeneralë).

Sipas ligjit të deritanishëm anëtarët e Këshillit të Lartë Ushtarak ishin Kryeministri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, komandantët e forcave (tokësore, ajrore e detare), Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Komandanti i Flotë si dhe gjeneralë edhe admiralë të Forcave të Armatosura Turke.

Kurse sipas strukturës së re në mbledhjet e Këshillit Suprem Ushtarak do të mund të marrin pjesë Kryeministri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zv.kryeministat, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare si dhe komandantët e forcave.



Lajme të ngjashme