Fati i marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët varet nga liberalizimi i vizave

Në një reportazh për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ministri i Jashtëm turk Çavusoglu tha se e ardhmja e Marrëveshjes për Riatdhesim që është arritur në mars varet nga kalendari i qartë për liberalizimin e vizave.

Fati i marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët varet nga liberalizimi i vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se presin një datë të qartë për liberalizimin e vizave.

"Për të ardhmen e Marrëveshjes për Riatdhesim që kemi arritur me Bashkimin Europian (BE) presim një kalendar të qartë për liberalizimin e vizave. Kjo mund të jetë në fillim ose aty nga mesi i tetorit. Por, presim një datë të qartë", deklaroi ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu në një intervistë për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" (FAZ).

Shefi i diplomacisë turke tha se marrëveshja e arritur mes BE-së dhe Turqisë më 18 mars 2016 ka ndikuar në rënien e numrit të migrantëve ilegalë që mbërrinin në ishujt grekë.

"Migrantët u jepnin para trafikantëve të qenie njerëzore, mirëpo edhe ata e kanë kuptuar që edhe nëse shkojnë në ishujt grekë do të kthehen prapa. Gjithashtu në Turqi kemi mare masa serioze duke përfshirë këtu edhe luftën me trafikantët. Njerëzit të cilët nuk u përfshinë në kontrabandë, iu mundësua të vendosen drejtpërdrejt në shtetet e BE-së dhe kjo bëri që të numri i kalndestinëve të shënojë një rënie të ndjeshme. Misioni i NATO-s në Egje ka pasur efekt psikologjik në një përmasë të caktuar, por nuk ka qenë ai faktori përcaktues", tha Çavushollu.

- "Ky nuk është një kërcënim" -

Çavushollu iu përgjigj edhe pyetjes "Disa qarqe në Evropë janë të shqetësuar nga ajo se në rast se Turqia nuk merr liberalizimin e vizave deri në muajin tetor, do të ketë lëshime në masat e sigurisë kufitare”.

"Në vitin 2013 kemi nënshkruar marrëveshjen për liberalizimin e vizave, e ndërlidhur kjo me Marrëveshjen për Riatdhesim. Gjithashtu edhe në muajin mars (2016) me BE-në nënshkruam marrëveshjen, e cila parashikon që për çdo sirian të kthyer në Turqi, një sirian tjetër të vendoset në një shtet të BE-së. Kjo formulë vazhdon të zbatohet. Por të gjitha këto janë të lidhura me liberalizimin e vizave. Kjo çështje është pjesë e marrëveshjes që kemi firmosur më datën 18 mars. Ky nuk është kërcënim. Në rast se nuk zbatohet liberalizimi i vizave, edhe ne do të detyrohemi që të lëmë anash Marrëveshjen për Riatdhesim dhe marrëveshjen të cilën e nënshkruam më 18 mars", theksoi Çavushollu.

- "Presim një datë të qartë për liberalizimin e vizave" -

Lidhur me pretendimin se "autoritetet greke për azil nuk e dërgojnë askënd për shkak se pohojnë që Turqia nuk është vendi i tretë i sigurë", Çavushollu tha se kjo nuk është e vërtetë. "Numri i kthyerve në Turqi deri më tani duket qartë. Janë dërguar 468 persona", tha ai.

Ministri turk duke kujtuar se pas zbatimit të marrëveshjes nuk ka patur rritje në numrin e njerëzve të cilët kanë arritur në ishuj, njoftoi se edhe mes Greqisë dhe Turqisë ekziston marrëveshja e riatdhesimit bilateral.

Sipas tij, në kuadër të kësaj marrëveshjeje brenda këtij viti janë pranuar më shumë se një mijë persona.

Ai theksoi se edhe grekët janë të kënaqur nga ky bashkëpunim. "Vendimi i gjykatave greke për dërgimin ose mosdërgimin e njerëzve është një çështje e ndryshme. Për të ardhmen e Marrëveshjes për Riatdhesim, të cilën e kemi arritur me BE-në presim një kalendar të qartë për liberalizimin e vizave", tha ministri i Jashtëm turk.



Lajme të ngjashme