Vendimi skandal i Gjermanisë, nuk lejon fjalimin e Presidentit Erdoan

Fjalimi i Presidentit Erdoan me telekoferencë në “Mitingun e Demokracisë Kundër Puçit” që do të zhvillohet në qytetin Këln të Gjermanisë u ndalua me vendimin e “Gjykatës së Kushtetutës së Gjermanisë”.

Vendimi skandal i Gjermanisë, nuk lejon fjalimin e Presidentit Erdoan

Fjalimi i Presidentit Erdoan me telekoferencë në “Mitingun e Demokracisë Kundër Puçit” që do të zhvillohet në qytetin Këln të Gjermanisë u ndalua me vendimin e “Gjykatës Kushtetuese së Gjermanisë”

Në mitingun e Platformës së Demokracisë kundër Puçit që do të zhvillohet sot në orën 15.00 në Deutzer Werft është ndaluar që presidenti Erdoan ti drejtohet popullit nëpërmjet ekranit gjigand me anë të telekonferencës.

Pasi policia e Këlnit nuk dha leje për këtë me arsyetimin e sigurisë dhe pas marrjes së refuzimit nga gjykata lokale platforma iu drejtua gjykatës së lartë.

Pasi edhe kjo gjykatë dha vendim në favor të policisë, vendimi brenda ditës u çua në Gjykatën Kushtetuese. Edhe kjo gjykatë qëndroi pranë policisë dhe miratoi vendimet e marra më parë nga gjykata.

Kryetari i Përgjithshëm i Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD), Zafer Serakaja (Zafer Sırakaya) tha: “Nga aspekti i drejtësisë ky vendim është i papranueshëm. Është shumë e qartë që është një vendim politik. Mos lejimi i përcjelljes së mendimeve dhe mos krijimi i mundësisë për këtë në demokraci është shumë kuptimplotë”.

“Edhe pse nuk e pranojmë këtë, do të veprojmë sipas vendimit të gjykatës. Ne bëjmë të ditur mendimin tonë se platforma në mënyrë të prerë nuk do të veprojë jashtë kuadrit ligjor” tha Kryetari i Përgjithshëm i Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (UETD), Zafer Serakaja (Zafer Sırakaya).



Lajme të ngjashme