Sulm terrorist në Ordu, 3 dëshmorë dhe 2 të plagosur
Ushtarët që pas një denoncimi filluan operacion në lokalitetin e Postës së Xhandarmërisë në Topçam të nënprefekturës Mesudije (Mesudiye) të rrethi Ordu u ndeshën me zjarrin e terroristëve të organizatës terroriste PKK nga një zonë pyjore.
541681

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e terroristëve 3 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Ushtarët e plagosur u dërguan me ambulancë në spital.
Prefekti i Ordusë, Irfan Ballkanllëollu (İrfan Balkanlıoğlu) në lidhje me ngjarjen tha: “Në rajon vazhdojnë ende përleshjet dhe janë dërguar ekipe përforcuese”.
Aty ka shkuar edhe Komandanti i Xhandarmërisë së Rrethit për të krye inspektime në vend.
Në rajon filloi një operacion i gjerë për të kapur terroristët të cilët u arratisën pas sulmit.