Në Çanakkale shpëtohen 22 klandestinë sirianë

Në operacionin e zhvilluar në det të hapur në nënprefekturën Ayvaxhëk (Ayvacık) të rrethit Çanakkale u shpëtuan 22 klandestinë sirianë varka e të cilëve ishte  duke u mbytur.

Në Çanakkale shpëtohen 22 klandestinë sirianë

Sirianët ndër të cilët kishte edhe gra e fëmijë ishin nisur nga bregu i fshatit Ahmetçe të Ajvaxhëkut me një varkë të vjetër.

Ekipet e rojës bregdetare vunë re varkën që ishte duke u mbytur dhe shpëtuan klandestinët në momentin e fundit.

Pas shpëtimit të sirianëve varka u fundos në fund të detit.

Klandestinët u dërguan në Kyçykkuju (Küçükkuyu) ku u morën në pyetje dhe më pas iu dhanë ndihma njerëzore.



Lajme të ngjashme