Lexohet mesazhi i ndaluar i Presidentit Erdoan në Mitingun gjigand të Këlnit

Mijëra turq që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës u takuan në Këln të Gjermanisë për “Mitingun e Demokracisë Kundër Grusht Shtetit”.

Lexohet mesazhi i ndaluar i Presidentit Erdoan në Mitingun gjigand të Këlnit

Mesazhi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan) i ndaluar me vendimin e gjykatës kushtetuese të Gjermanisë për tu përcjellë nëpërmejt një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me anë të telekonferencës, iu përcoll pjesëmarrësve në “Mitingun e Demokracisë Kundër Grusht Shtetit” të zhvilluar në Këln të Gjermanisë me një pjesëmarrje të gjerë.

Presidenti Erdoan në mesazhin e tij u shpreh se që kur u dëgjua tentativa e grusht shtetit në Turqi, ashtu si në çdo vend edhe nënshtetasit turq në Gjermani ishin pranë Turqisë me zemrën dhe lutjet e tyre.

“I shpreh falënderimet e mija të gjithë vëllezërve të mi që jetojnë në Gjermani të cilët mbështetën vendin e tyre duke dalë deri në mëngjes në rrugët e rrugicat e qyteteve ku jetojnë. Askush nuk ka fuqinë për të shkëputur lidhjet shpirtërore, rrugën që kalon nga njëra zemër tek tjetra me vëllezërit e mi që janë takuar sot në Mitingun e Respektit të Demokracisë në Këln. Mendoj se në datën 15 korrik i kemi treguar mikut dhe armikut se ashtu siç ka thënë edhe poeti i Himnit tonë Kombëtar se; Nuk do të heqim dorë nga pavarësia deri sa të shuhet edhe oxhaku i fundit” tha ndër të tjera Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan).  



Lajme të ngjashme