Kallën reagoi ndaj vendimit të autoriteteve gjermane për pjesëmarrjen e Presidentit Erdoan

Zëdhënësi i presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) reagoi ndaj pengimit të pjesëmarrjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me anë të videokonferencës në “Mitingun e demokracisë kundër grusht shtetit” në Këln.

Kallën reagoi ndaj vendimit të autoriteteve gjermane për pjesëmarrjen e Presidentit Erdoan

Ibrahim Kallën tha se pengimi nga organet gjermane të pjesëmarrjes së Presidentit Erdoan me videokonferencë në “Mitingun e demokracisë kundër grusht shtetit” ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike, organizatat jo qeveritare dhe mijëra nënshtetas turq dhe gjermanë është e papranueshme.

“Ne jemi kurjozë të dimë se cila është arsyeja që autoritetet gjermane pengojnë mesazhin e Presidentit të popullit tonë që shkroi historinë e heroizmit të madh duke zmbrapsur tentativën e grusht shtetit , Rexhep Tajip Erdoan. Shpresojmë që ata të japin një shpjegim të bindshëm për këtë” u shpreh Zëdhënësi i presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).



Lajme të ngjashme