ShBA: “Pse është e nevojshme që Guleni të arrestohet urgjentisht?”

Turqia kërkoi nga ShBA që Fetullah Gulen të vihet në paraburgim.

ShBA: “Pse është e nevojshme që Guleni të arrestohet urgjentisht?”

Në përgjigje të kërkesës së Turqisë të bërë ShBA-së për mbajtje në paraburgim të Fetullah Gylen (Fetullah Gülen), kreut të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY), i cili është i dënuar me burgim në mungesë në Turqi, ShBA-të shtruan pyetjen se “Pse është e nevojshme që ai të arrestohet urgjentisht?”

Në përgjigje u vë theksi në rolin e Gylenit në tentativën e grusht shteti dhe se janë marr informata se ai do të mund të arratiset në vende tjera.

Turqia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte kërkuar që Fetullah Gylen të vihet në paraburgim për një periudhë 60 ditësh dhe për këtë ka dërguar dy shkresa të ndara Departamentit amerikan të Shtetit dhe atij të Drejtësisë.

Në shkresën e dërguar Departamentit amerikan të Shtetit edhe njëherë u vë theksi në kërkesën për ekstradim, ndërsa u kërkua që Turqia të informohet në lidhje me procesin ligjor. Ndërkaq në shkresën e dërguar Departamentit të Drejtësisë u kërkua që Gyleni të mbahet në paraburgim.

Në përgjigjen e tyre të dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parashtruan pyetjen se “Pse është e nevojshme që ai të arrestohet urgjentisht?”

Pas kësaj Ministria turke e Drejtësisë i dërgoi një shkresë të dytë Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Sipas lajmit që përcjell gazeta “Haberturk” në shkresën e dytë u vë theksi se Gyleni është përgjegjës për tentativë grusht shteti në Turqi.

Kësaj shkrese iu bashkëngjitën edhe deklaratat e ushtarëve puçistë.

Në shkresë gjithashtu u tërhoq vëmendja se kanë informata se ai do të mund të arratiset në vende tjera dhe se është e nevojshme të vihet në paraburgim sa më parë.

Tani pritet me kureshtje se çfarë përgjigje do të vijë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme