Erdogan: Numri i të ndaluarve doli në 18 mijë e 699

Procesi i spastrimit të institucioneve shtetërore nga FETO vazhdon.

Erdogan: Numri i të ndaluarve doli në 18 mijë e 699

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se numri i të ndaluarve pas tentativës së grusht shteti nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) të ndërmarr më 15 korrik doli në 18 mijë e 699, ndërsa numri i të arrestuarve 10 mijë e 137.

Presidenti Erdoan bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me tentativën e grusht shteti në një kanal televiziv privat.

Erdoan tha se numri i dëshmorëve të rënë në këtë tentativë është 237 dhe 2 mijë e 191 persona të tjerë janë plagosur.

Duke e bërë të ditur se pas zmbrapsjes së tentativës së grusht shteti populli e njohu më mirë këtë organizatë ilegale terroriste, e cila ka rreth 2 mijë celula në mbarë botën.

“Në të gjitha institucione shtetërore ka organizime të tilla. Do të duhet ti pastrojmë të gjithë. Aktualisht numri i të suspenduarve nga detyra është seriozisht i madh. Ne ashtu siç do të vazhdojmë këtë proces në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu edhe do të mund ta zgjasin sikurse Franca nëse nuk vjen deri tek normalizimi i situatës”, - ka thënë Presidenti Erdoan.   



Lajme të ngjashme