Turqit në Amerikë paralajmërojnë SHBA-në për kërcënimin FETO/PDY

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, turqit i bënë thirrje udhëheqjes së Uashingtonit që të ekstradojë në Turqi kreun e Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele të Shtetit (FETO/PDY), Fethullah Gylen (Fethullah Gülen).

Turqit në Amerikë paralajmërojnë SHBA-në për kërcënimin FETO/PDY

Turqit e mbledhur në rrugën e famshme numër 5 të Nju-Jorkut ku gjendet edhe qendra e një instituti që ka lidhje me Gylenin, me flamuj turq në duar dhe me pankarta në anglisht “Gyleni është kërcënim për Amerikën”, “Gyleni përdor Amerikën si mburojë dhe si port sigurie” dhe “Gyleni është terroristi më i kërkuar”, dënuan tentativën për grusht shteti në Turqi.

Zëvendëskryetari i Shoqatës Kulturore të Komunitetit të Turko-Amerikan, Jusuf Nexhati Ëzer (Yusuf Necati Özer) tha: “Ne e zhvilluam këtë protestë për të mbështetur sadopak ata që bëjnë rojën e demokracisë pa fjetur prej 13-14 ditësh”.   



Lajme të ngjashme