Turqi – Ndryshon Kodi i Punës, rregullime të reja për të huajt

Kuvendi turk në seancën e djeshme plenare miratoi projektligjin për Kodin e ri të Punës, i cili është në përshtatje me konventat ndërkombëtare dhe sjell rregullime të rëndësishme për punësimin e të huajve në Turqi.

540439
Turqi – Ndryshon Kodi i Punës, rregullime të reja për të huajt
Yabancilara-Turkuaz-Kart.jpg

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë në seancën e djeshme plenare miratoi projektligjin për Kodin e ri të Punës (i përgatitur në përshtatje me konventat ndërkombëtare).

Kodi i ri përmban edhe rregullime të rëndësishme për punësimin e të huajve në Turqi.

Sipas ligjit të ri këtej e tutje gjatë procesit të vlerësimit të aplikimeve për leje pune që kanë bërë shtetasit e huaj që duan të punojnë në sektorin e shërbimeve si shëndetësi dhe arsim do të merret leje (pune) provizore.

Shtetasit e huaj që bëjnë pjesë në kuadrin e këtij ligji nuk mund të punojnë apo punësohen në Turqi pa u pajisur më parë me leje pune.

Të huajt që marrin lejen e punës (vizën) janë të detyruar që brenda 6 muajve të vijnë në Turqi. Në qoftë se shtetasi i huaj nuk paraqiten brenda këtij afati atëherë i anulohet leja e punës.

Shtetasit e huaj të pajisur me leje qëndrimi për një kohë të gjatë në Turqi ose që kanë marrë leje pune të paktën për 8 vite do të fitojnë të drejtën të aplikojnë për leje të përhershme pune.

Të huajt rezidentë në Turqi dhe të pajisur me leje të përhershme pune do të përfitojë nga të drejtat që kanë shtetasit turq.

Të huajt që mendohet se do ti japin kontribute Turqisë dhe aplikimi i tyre do të vlerësohet pozitiv nga ministria (e punës) do të pajisen me “Kartë Bruzi” (Turquoise Card).

Karta e Bruztë do të jepet me kushtin që tre vitet e para të jetë periudhë kalimtare.

Mbajtësi i kësaj karte do të përfitojë nga të drejtat që njeh ligji për lejen e përhershme të punës.

Studentët (Bachelor dhe Master) pas përfundimi të vitit të parë të studimeve do të kenë të drejtë të aplikojnë për leje pune.

I huaji që punon në varësi të një punëdhënësi pa leje pune do të gjobitet me 800 dollarë (ose 2 400 lira turke), kurse shtetasi i huaj që punon në mënyrë të pavarur (në të zezë) do të gjobitet me 1 600 dollarë (ose 4 800 lira turke).

Ndërsa gjoba për punëdhënësin ose përfaqësuesin ligjor të vendit të punës është përcaktuar 2000 dollarë (ose 6 000 lira turke) për çdo shtetas të huaj që ka punësuar pa leje.



Lajme të ngjashme