Turqi – 5 ushtarë bien dëshmorë në një sulm të PKK

Si pasojë e sulmit të terroristëve të organizatës separatiste PKK ndaj një toge ushtarësh që ishte duke kontrolluar rrugën në qytezën Çukurca të Hakarit kanë rënë dëshmorë 5 ushtarë dhe plagosur 8 të tjerë.

540680
Turqi – 5 ushtarë bien dëshmorë në një sulm të PKK

Një togë me ushtarë u përball në qytezën Çukurca të Hakarit me sulmin e terroristëve pjesëtarë të organizatës separatiste PKK, ku si pasojë ranë dëshmorë 5 ushtarë.

Terroristët sulmuan me armë automatike ushtarët që ishin duke kontrolluar rrugën tokësore dhe plagosën 8 prej ushtarëve.

Në zonë, ku mësohet se përleshjet vazhdojnë, u dërguan mjete të blinduara. Operacioni për kapjen e terroristëve vazhdon me mbështetje edhe nga ajri.

 



Lajme të ngjashme