Kuvendi turk i dërgon letër Kongresit amerikan

Nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM), Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dërguar një letër në lidhje me Organizatën Terroriste Gyleniste Struktura Paralele të Shtetit (FETO/PDY).

Kuvendi turk i dërgon letër Kongresit amerikan

Deputeti i Stambollit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Turko-Amerikane të TBMM, Ali Sarëkaja (Ali Sarıkaya) shkroi një letër drejtuar Bashkëkryetarëve të Grupit të Miqësisë së Turqisë në Kongresin Amerikan, Ed Whitfield, Steve Cohen, Virginia Foxx dhe Gerry Connolly, letër e cila shpjegon tentativën për grusht shteti të FETO-s në datën 15 korrik në Turqi.

Sarëkaja rikujtoi se tentativa e grusht shtetit krahas demokracisë, rendit kushtetues, epërsinë ligjore dhe institucioneve shtetërore kishte në objektivë vendin, kuvendin dhe civilët e pafajshëm që qëndruan kundër puçistëve në mënyrë paqësore për të mbrojtur vullnetin e stabilizuar me zgjedhje legjitime.

Ai u shpreh se tentativa për grusht shteti padyshim që ka cilësinë e një përvoje të papërjetuar më parë në ndonjë vend tjetër dhe ishte një sulm terrorist duke shtuar gjithashtu se ai (grusht shteti) është realizuar jashtë zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura Turke.

“Edhe pse kjo tentativë nuk mund të mbajë përgjegjëse tërë ushtrinë tonë të ndershme që nuk kemi as dyshimin më të vogël në besnikërinë e saj ndaj demokracisë dhe rendit tonë kushtetues, celulat terroriste të infiltruar brenda forcave të armatosura kanë kaluar në histori si një përvojë e hidhur që do ti kujtojë tërë vendeve demokratike rëndësinë e luftën kundër juntës” shkroi Sarëkaja.

Ai rikujtoi se ka filluar procesi gjyqësor në lidhje me tentativën për grusht shteti e cila u pengua nga lufta e përzemërt e popullit turk i cili i doli zot lirisë dhe demokracisë së tij dhe shtoi se hetimi paraprak dhe informacionet dhe dokumentet e fituara në kontrolle tregojnë qartë seriozitetin e gjendjes që gjithashtu kanë nxjerrë në shesh edhe prova të rëndësishme në lidhje me planin e udhëheqjes së vendit të post puçit ku përfshihen mijëra punonjës brenda Forcave të Armatosura Turke dhe në institucione të tjera jashtë tyre.

Kurse në lidhje me vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas tentativës së grusht shtetit bëri ti ditur se: “Shoqëria ndërkombëtare dhe miqtë tanë nuk duhet të kenë as dyshimin më të vogël se Turqia gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe procesit ligjor nuk do të tolerojë shkeljen e të drejtave të njeriut, epërsisë ligjore normave ndërkombëtare dhe parimeve globale”.

Sarëkaja shprehu besimin se komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet mike të Turqisë do të mbështesin luftën legjitime të Turqisë kundër tentativës për grusht shteti nga FETO kundër së cilës janë të gjitha partitë politike turke n Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), duke marrë parasysh gjithashtu faktin e vërtetimit të drejtësisë së tezave që shteti ka nxjerrë në çdo platformë në lidhje me FETO-n.

Në letrën e tij Ali Sarëkaja (Ali Sarıkaya) shprehu dëshirën që në këtë kuadër në periudhën në vijim parlamentet të jenë brenda një bashkëpunimi dhe dialogu më të ngushtë dhe më shumë frytdhënës.

Ndërkaq, me pjesëmarrjen e deputetëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare, Grupi i Miqësisë Turqi-Amerikë, në ditët e ardhshme do të zhvillojnë një sërë vizitash në Kryeqytetin Uashington për ta shpjeguar personalisht tentativën për grusht shteti nga organizata terroriste FETO para të pranishmeve në Kongresin Amerikan dhe për të kërkuar mbështetje aktive para anëtarëve të kongresit në lidhjen me çështjen e ekstradimit në Republikën e Turqisë së kreut të organizatës terroriste, Fethullah Gylen nga vendi mik dhe aleat pra Amerika.



Lajme të ngjashme