Çelik: Guleni është më i rrezikshëm se Bin Ladeni

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik tha se kreu i Organizatës Terroriste Guleniste (FETO), Fethullah Gulen është më i rrezikshëm se ish-lideri i Al-Kaedës, Usame Bin Ladin.

Çelik: Guleni është më i rrezikshëm se Bin Ladeni

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik aktualitetin e vlerësoi në një televizion privat, ku ishte i ftuar.

Ministri Çelik tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet ta ekstradojnë urgjentisht Gulenin, pasi ekstradimi i Fethullah Gulenit, kreu i Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) do të kishte kontribute të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, shtoi ai.

Kryenegociatori Çelik reagoi edhe ndaj deklaratës “disa gjeneralë me të cilët kemi kontakte janë në burg” së Komandantit të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), Joseph Votel.

Kjo çështje do të diskutohet të dielën, gjatë vizitës që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane do të realizojë në Turqi, cilësoi ministri Çelik.



Lajme të ngjashme