Çavusoglu: Spastrimi i ushtrisë nuk e dobëson aspak luftën me DAESH

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu  tha se shkarkimet në Forcat e Armatosura Turke nuk do ta dobësojnë aspak luftën me organizatën terroriste DAESH, përkundrazi do ta bëjnë atë më të besueshme, më të pastër dhe më efektive.

Çavusoglu: Spastrimi i ushtrisë nuk e dobëson aspak luftën me DAESH

Deklaratat e autoriteteve ushtarake amerikane që “spastrimet në ushtrinë turke do të dëmtojnë përpjekjen me DAESH-in”, Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i vlerësoi si deklarata “fatkeqe”.

“Të kufizosh kapacitetin ushtarak të Turqisë në përpjekjen me DAESH, PKK dhe me organizatat e tjera vetëm me spastrimet është një vlerësim që bëhet me qëllim jo të mirë, ose buron nga mungesa e informacionit dhe injoranca”, thotë shefi i diplomacisë turke në një komunikatë me shkrim që ka bërë në lidhje me këtë çështje.

Komandanti i Forcave Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), Joseph Votel, në fjalën që kishte mbajtur në Forumin e Sigurisë “Aspen” kishte shprehu shqetësimin se tentativa e grushtit të shtetit në Turqi mund të kishte efekte afatgjata në luftën me DAESH-in.

Edhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit amerikan, James Clapper, në një prononcim kishte thënë se nga radhët e Forcave të Armatosura Turke ishin shkarkuar nga detyra shumë autoritete që kishin luajtur rol në tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik dhe kjo mund të pengonte bashkëpunimin turko-amerikan në luftën kundër DAESH-it.



Lajme të ngjashme