Një punonjës i konsullatës turke në Kazan arratiset në Japoni

Japonia bëri të ditur se për punonjësin e Konsullatës së Përgjithshme turke në Kazan, i cili ishte arratisur në Japoni për shkak të hetimit lidhur me Organizatën Terroriste Guleniste (FETO) do të procedohet sipas legjislacionit japonez.

Një punonjës i konsullatës turke në Kazan arratiset në Japoni

Autoritetet e Ambasadës së Japonisë në Ankara konfirmojnë se një punonjës turk nga Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Kazan ka kaluar në Japoni dhe autoritet turke kanë kaluar në kontakt me qeverinë japoneze për këtë çështje. Qeveria e Japonisë këtë çështje do ta vlerësojë në formën më të përshtatshme dhe në kuadër të legjislacionit të brendshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në përgjigje të interesit të gazetarëve pas vizitës që bëri sot paradite në Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë në Gölbaşı të Ankarasë kishte deklaruar se një punonjës në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Kazan ishte arratisur në Japoni për shkak të hetimit që ka filluar pas puçit ushtarak kundër organizatës FETO.



Lajme të ngjashme