AA pretendon se Kajro është kthyer në shtabin e FETO/PDY

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) pretendoi se anëtarët e organizatës terroriste FETO/PDY, e cila më 15 korrik kreu tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit në Turqi, ka intensifikuar aktivitetet e saj në kryeqytetin e Egjiptit.

AA pretendon se Kajro është kthyer në shtabin e FETO/PDY

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli AA pretendoi se anëtarët e organizatës terroriste gyleniste /struktura e shtetit paralel (FETO/PDY), e cila më 15 korrik kreu tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit në Turqi, ka intensifikuar aktivitetet e saj në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, të cilin e kanë zgjedhur si bazë për veprimtari rajonale.

Korrespondenti i AA, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë, tha se pas përpjekjes së pasuksesshme të grusht shtetit në Turqi, anëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO/PDY kanë filluar të shkojnë në Kajro.

Anëtarët e organizatës FETO/PDY në televizionet egjiptiane, të cilat mbështesnin tentimin e grusht shtetit në Turqi, jepnin deklarata në të cilat kritikonin qeverinë legjitime në Ankara, kurse anëtarët e sapo ardhur të organizatës së afërt me autoritetet egjiptiane kanë propozuar mundësinë e dhënies së azilit për liderin e organizatës, Fethullah Gylen në Egjipt. Këto deklarata konfirmohen nga pohimet e burimeve anonime për AA.

Organizatat terroriste FETO/PDY, ka intensifikuar aktivitetet në Egjipt që nga mesi i viteve 1990, kurse vetëm në Kajro menaxhon katër konvikte studentore ku janë vendosur studentë që kanë ardhur nga Turqia dhe Republikat Turke të Azisë Qendrore.

Në Kajro është duke u përgatitur edhe botimi i gazetës në arabisht, e njohur për afrimitet me organizatën FETO, e cila me ndihmën e disa kompanive egjiptiane shpërndahet në disa shtete arabe. FETO në Kajro zotëron edhe një kurs gjuhe dhe një librari të quajtur Nil.

Paralelisht me këtë, në Kajro, Aleksandri dhe Suez veprojnë tri shkolla private, ku mësimi ndiqet në gjuhën angleze dhe jepen diploma amerikane, ndërsa në rajonin Zemalik vepron një qendër kulturore.

Ndërkaq Kryeministri i Egjiptit Sherif Ismail, deklaroi se nuk kanë marrë kërkesë për strehim nga Fetullah Gylen (Fethullah Gülen).

Sipas lajmit që zë vend në agjencinë zyrtare të lajmeve MENA, Ismail bëri të ditur se Egjipti do ta vlerësojë, nëse vjen një kërkesë e tillë. 

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ), në lidhje me Gylenin kishte thënë: “Ai kërkon ti gjej vend vetes duke zgjedhur vende që mendon se nuk do ta ekstradojnë në Turqi ose që nuk kanë marrëveshje ligjore me Turqinë. Ai mund të arratiset në këto vende nga momenti në moment. Ndër këto vende janë edhe Egjipti, Meksika, Kanadaja, Australia dhe Afrika e Jugut”.



Lajme të ngjashme