Yildirim: Junckerit nuk i takon ta kërcënoj Turqinë

Qeveria turke është duke bërë maksimumin për të informuar drejt opinionin ndërkombëtar pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik.

Yildirim: Junckerit nuk i takon ta kërcënoj Turqinë

Qeveria turke është duke bërë maksimumin për të informuar drejt opinionin ndërkombëtar pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY).

Në këtë kuadër Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) vazhdon të japë deklarata për mediat e huaja.

Çështja që del në pah gjatë reportazheve është se a do ta ekstradojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, liderin e organizatës terroriste gyleniste (FETO) Fetullah Gylenin (Fetullah Gülen) apo jo.

Në reportazhin e tij të dhënë për gazetën amerikane “The Wall Street Journal”, Kryeministri Jëlldërëm tha se të dyshuarit e arrestuar në kuadër të hetimeve për tentativë të grusht shteti u deklaruan se urdhrat i kanë marr nga Gyleni.

Kryeministri përsëriti se provat për ekstradimin e Gylenit në Turqi janë shumë të qarta, ndërsa shtoi se “Qëndrimi i ShBA-së në lidhje me këtë çështje na dëshpëroi dhe ne nuk e kuptojmë arsyen se pse nuk e ekstradojnë”.

Duke e bërë të ditur se udhëheqja e Uashingtonit kërkon prova, Jëlldërëm tha: “Nga bombardimet e avionëve luftarak, nga shtypjet e tankeve kanë humbur jetën 265 persona, ju ende cilin dokument po e kërkoni?”

Jëlldërëm tha se dosja për arrestimin dhe ekstradimin e liderit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen i është dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe në reportazhin e dhënë për gazetën angleze “The Guardian” në pah doli çështja e ekstradimit të Fetullah Gylenit nga ShBA.

Jëlldërëm tha se nuk beson që ShBA-të, me të cilat Turqia ka marrëdhënie të mira miqësore dhe aleate, të zënë vend pranë Fetullah Gylenit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë pikë duhen të mendojnë se do të bashkëpunojnë me Turqinë e cila është një aleat i saj strategjik në rajon”, - ka thënë Jëlldërëm.

Në lidhje me natën e tentativës së grusht shteti Jëlldërëm tha se “Ne erdhëm në përfundim se kjo ka qenë një tentativë të grusht shteti kundër populli dhe i bëmë thirrje popullit për ti dalë për zot të ardhës së tyre dhe të vendit”.

“Pas zmbrapsjes së grusht shteti u arrestuan njerëzit, të cilët kishin veshur uniformat ushtarake. Ata filluan të flasin menjëherë dhe pranuan ato që kishin bërë. Ashtu siç themi ne në turqisht, ‘Kënduan si bylbyl’. Sipas deklaratave të para kuptuam se kjo tentativë e grusht shteti ishte planifikuar për një kohë të gjatë dhe gradualisht kanë hedhur hapat e nevojshme. Pas rrëmbimit të shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral armate Hulusi Akar ata i thanë se do të mund të organizojnë një bisedë telefonike me Fetullah Gylenin dhe se edhe ai do të mund të bëhet pjesë e kësaj tentative”, - ka thënë Jëlldërëm.

Kryeministri gjithashtu tha se tek populli u krijua një pyetje se “Mos vallë janë të përziera edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë tentativë pasi që Gyleni është rezident në këtë vend, ndërsa shtoi se nuk beson se ShBA-të do të qëndrojnë pranë liderit të organizatës terroriste.

Duke e bërë të ditur që ata të cilëve u janë dhënë uniformat dhe gradat ushtarake kanë vepruar si terroristë, Jëlldërëm tha se “Ata kanë ndërhyrë kundër qytetarëve dhe i kanë vrarë ata, kanë bombarduar godinat kritike si Kuvendi, Kryeministria dhe Presidenca. Çfarë duhet të bëhet me ata? A duhet t’ju themi; Në rregull jeni duke bërë mirë apo t’ju themi se nuk duhet të bëni këtë? Çfarë presin të bëjmë ne ata që na kritikojnë?”

Ndërkaq në reportazhin e dhënë për kanalin anglez “Sky News”, Kryeministri Jëlldërëm tha se procesi i hetimeve i filluar pas dështimit të tentativës së grusht shteti vazhdon.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me dënimin kapital Jëlldërëm tha se Turqia është një vend demokratik, për këtë arsye qeveria nuk do të mbetet indiferente ndaj kërkesave të popullit.

“Ne fillimisht u japim rëndësi popullit, pastaj shikojmë të tjetër. Ne bëjmë atë çfarë thotë populli”, u shpreh Jëlldërëm.

Pasi që u rikujtua se Kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker ka thënë që “Në qoftë se Turqia rivendos dënimin kapital atëherë do të bllokohet procesi i saj për anëtarësim”, Kryeministri Jëlldërëm tha se Juncker duhet të bëjë kujdes gjatë bërjes së deklaratave.

“Nuk i takon atij ta kërcënoj Turqinë duke ngritur gishtin në një kohë kur Turqia lufton kundër një kërcënimi të tillë”, - është shprehur Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme