Ministri i Jashtëm Çavusoglu informon Sekretarin e OKB-së për tentativën e grusht shtetit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) pas tentativës së grusht shteti organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY)zhvillon një trafik të ngjeshur diplomatik të bisedave telefonike.

Çavushollu, i cili deri më sot zhvilloi biseda telefonike me ministrat e jashtëm të rreth 50 vendeve, së fundmi bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon.

Gjatë bisedës u bë fjalë për tentativën e grusht shtetit dhe procesin pas saj.

Sekretari Ban ki-Moon shprehu ngushëllime për dëshmorët e rënë gjatë kësaj tentative, ndërsa Çavushollu e informoi Sekretarin Ban në lidhje me procesin ligjor që zhvillohet pas kësaj.

Çavushollu tha se përgjegjësit do të ndëshkohen me ligj dhe se janë duke bashkëpunuar në lidhje me këtë çështje me institucionet ndërkombëtare si Këshilli i Evropës.

Ministri Çavushollu dha informata edhe në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se procesi është duke u zhvilluar në kuadër të drejtës ndërkombëtare dhe tërhoqi vëmendjen se disa vende anëtare të BE-së kanë vendosur aplikime të ngjashme.

Çavushollu zhvilloi një bisedë edhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikat e Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëskomesaja e Komisionit të BE, Federica Mogherini.

Ministri e informoj Mogherinin në lidhje me procesin ligjor në vazhdim.

Lajme të ngjashme