Kalin: Nuk do të mund ta shpjegojn gjendjen nëse dështon ekstradimi i Gulenit

Zëdhënësi Kallën i bëri një vlerësim rendit të ditës në një kanal televiziv privat.

Kalin: Nuk do të mund ta shpjegojn gjendjen nëse dështon ekstradimi i Gulenit

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se ata që rezistojnë ta ekstradojnë liderin e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY), Fetullah Gylen (Fetullah Gülen) nuk do të mund ta shpjegojnë këtë.

Zëdhënësi Kallën i bëri një vlerësim rendit të ditës në një kanal televiziv privat.

Duke dhënë informata në lidhje me tentativën tradhtare të 15 korrikut, Ibrahim Kallën tha se nuk ka në botë ndonjë grusht shteti të zmbrapsur me rezistencën e popullit edhe pse ajo filloi me dhunë.

Zëdhënësi preku edhe në procesin e ekstradimit të liderit të organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY), Fetullah Gylen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku bëri të ditur që në qoftë se këtu hasin në ndonjë rezistencë në lidhje me ekstradimin, atëherë nuk do të mund ta shpjegojnë këtë popullit turk.

Ibrahim Kallën i bëri edhe një vlerësim takimit të liderëve të tre partive më të mëdha politike në Kompleksin Presidencial.

“Një konsensus i tillë në politikën turke ka një rëndësi të veçantë. Pra do të thotë se tash e tutje do të merret një qëndrim i qartë pa marr parasysh origjinën dhe identitetin përballë atyre të cilët tentojnë të infiltrohen brenda shtetit dhe që tentojnë të krijojnë një strukturim sekret paralel brenda tij”, ka thënë zëdhënësi Kallën.  



Lajme të ngjashme