Bozdag: Gulen përgatitet të arratiset nga ShBA

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ tha se kanë marrë informacione që kreu i Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY) Fetullah Gulen do të arratiset (nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Bozdag: Gulen përgatitet të arratiset nga ShBA

Në deklaratat që bëri për një televizion privat ministri Bozda tha se në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta ekstradojnë Gulenin pas tentativës për grusht shteti, kjo do të fuste në një proces të vështirë marrëdhëniet e këtij vendi me Turqinë.

Bozda sqaroi se përgatitjet lidhur me dosjet për ekstradimin e Gulenin vazhdojnë, në kuadër të hetimeve të puçit janë marrë deklaratat e të dyshuarve dhe janë grumbulluar prova të shumta.

Ne si Turqi autoriteteve amerikane u kemi dërguar 4 dosje të ndara, përmes të cilave kërkojmë arrestimin e përkohshëm të Fetullah Gulenit dhe ekstradimin e tij në Turqi, u shpreh Bozda duke shtuar se “autoritetet amerikane pas pranimit të dosjeve tona kanë deklaruar se janë gati të bashkëpunojnë me Turqinë në lidhje me këtë çështje”.

“Kemi informata që Guleni ka bërë hulumtime për t’u arratisur dhe ka përcaktuar madje sipas mendjes së tij edhe disa vende. Ka përzgjedhur vende, për të cilat beson se nuk do ta ekstradojnë në Turqi ose që nuk kanë marrëveshje me Turqinë në fushën e bashkëpunimit për ndihmë të ndërsjellët juridike. Gulen është duke kërkuar strehim në njërin prej këtyre vendeve dhe mund të arratiset nga çasti në çast nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa nga vendet që ka në mendje Guleni janë Egjipti, Meksika, Kanadaja, Australia dhe Afrika e Jugut”,- nënvizoi Bekir Bozkir.

Kurse në fjalën që mbajti në emër të qeverisë gjatë diskutimeve në parlament lidhur me krijimin e Komisionit Parlamentar për Hetimin e Tentativës së Grushtit të Shtetit të 15 korrikut, Ministri Berki Bozda tha se në qoftë se nuk do të ishin marrë masat e duhura pas tentativës së puçit ushtarak atëherë do të kishte filluar numërimi drejt zeros për një tentativë të re për grusht shteti.

“Në qoftë se pas tentativës për grusht shteti do të mendojmë se ka kaluar çdo gjë, atëherë do të vijnë tentativa të reja”, cilësoi Bozda.

Me një deklaratë që ka bërë përmes një videoje Fetullah Guleni mundohet të motivojë ata që sot janë vënë në pranga dhe i janë dorëzuar drejtësisë turke duke u thënë atyre se “aman qëndroni kokëlartë, mos u përulni, mos pranoni, mos pohoi gjë, historia emrin tuaj do ta shkruaj me nder në qoftë do të qëndroni kështu kokëlartë”, tha ministri i Drejtësisë.

“Edhe unë them atë që në vend që t’u japësh moral këtyre, eja vet. Pasi ardhja jote (në Turqi) do ti motivonte më mirë ata (të arrestuarit). Eja në Turqi, të jesh i bindur që ata do të lumturohen nga kjo dhe nëse historia do të shkruajë diçka, emrin tuaj do ta shkruaj me germa më të bukura. Por ai (Guleni) nuk e bën këtë. Vazhdon të japë mesazhe atje ku është (ShBA) për të nxitur përkrahësit e vet brenda Turqisë, të cilëve ua ka shpëlarë trurin”, u shpreh ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozda.



Lajme të ngjashme