Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ankara – Kuvendi miraton njëzëri themelimin e komisionit hetimor për puçin

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) do të hetojë tentativën e dështuar të 15 korrikut për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY)...

Ankara – Kuvendi miraton njëzëri themelimin e komisionit hetimor për puçin

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) do të hetojë tentativën e dështuar të 15 korrikut për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Deputetët turq miratuan të martën njëzëri themelimin e Komisionit Parlamentar për Hetimin e Tentativës për Grusht Shteti.

Nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Ilknur Inceoz, firmëtare e propozimit për themelimin e komisionit në fjalë, deklaroi në seancë plenare se Turqia po përballet me një organizatë terroriste shumë dinake, të pabesë dhe tradhtare.

Pasi tërhoqi vëmendjen se këta terroristë kanë bombarduar Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, që deri më sot nuk është prekur madje as në kohë lufte; Inceoz vuri në pah se ftesa e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për tubimin e popullit në rrugë e sheshe natën e 15 korrikut “ka ndryshuar ecurinë e tentativës për grusht shteti”.

Deputetja e Inceoz rikujtoi se Partia AK ka quajtur një tentativë për grusht shteti edhe ngjarjet e 17-25 dhjetorit 2013, ndërsa shtoi se Turqia po jeton një proces shumë të kritik, që po prodhon shembuj të bashkimit dhe të konsensusit kur bëhet fjalë për sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

Ajo nënvizoi gjithashtu se puna e Komisionit Parlamentar për Hetimin e Tentativës për Grusht Shteti do të ketë një rëndësi historike.

Ndërsa Omer Suha Aldan, deputet nga Mugla i Partisë Republikane Popullore (CHP), tha se çdo forcë politike duhet të një numër të barabartë anëtarësh në komisionin hetimor që do të themelohet, njësoj si në rastin e komisionit të pajtimit.

“Kam dijeni se një kryeprokuror në Ankara merrte urdhra nga polici, që ishte i ngarkuar për sigurinë e tij. Jam i sigurt për këtë. Kemi të bëjmë me një strukturë të tillë të rrezikshme”, theksoi Aldan.

Mehmet Erdogan, deputet nga Mugla i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), foli kryesisht për rëndësinë e vazhdimit të klimës së pajtimit dhe të dialogut në vend.

Kurse Celal Dogan, deputet nga Stambolli i Partisë Demokratike të Popujve (HDP), tërhoqi vëmendjen se kjo ishte një tentativë për grusht shteti ndryshe nga puçet e tjera ushtarake të derisotme.

“E panjohura më e madhe, që duhet deshifruar patjetër, ka të bëjë me synimet dhe afatin e kësaj tentative”, u shpreh ai.

Komisioni Parlamentar për Hetimin e Tentativës për Grusht Shteti pritet të nisë zyrtarisht punën gjatë disa ditëve në vijim, menjëherë pasi të përcaktohen emrat e anëtarëve.



Lajme të ngjashme