Ala: Numri i të arrestuarve doli në 8 mijë e 113 persona

Sipas informatave të dhëna nga Ministri Ala janë arrestuar 178 gjeneral/admiral, 2 mijë e 728 oficerë, 7 mijë e 106 nënoficerë të tjerë, gjithsej 10 mijë e 12 ushtarë.

Ala: Numri i të arrestuarve doli në 8 mijë e 113 persona

Ministri i Brendshëm, Efkan Ala deklaroi se pas tentativës së grusht shteti më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele (FETO/PDY) janë arrestuar 8 mijë e 113 persona.

Ministri Ala u prononcua për një kanal televiziv privat për numrin e të ndaluarve dhe arrestuarve gjatë hetimeve.

Sipas informatave të dhëna nga Ministri Ala janë arrestuar 178 gjeneral/admiral, 2 mijë e 728 oficerë, 7 mijë e 106 nënoficerë të tjerë, gjithsej 10 mijë e 12 ushtarë.

Në mesin e të arrestuarve ndodhen 151 gjeneral, 1 mijë e 656 oficerë.

Në polici janë ndaluar 2 mijë e 901 policë, ndërsa u arrestuan 19 policë në mesin e tyre.

Në kuadër të hetimeve janë ndaluar edhe 2 mijë e 167 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa u arrestuan 1 mijë e 684 prej tyre.

Ministri Ala tha se punimet për ndëshkimin e atyre që ndërmorën këtë tentativë dhe mënjanimin e rrezikut vazhdojnë ende.   



Lajme të ngjashme