Ministrja Kaja shprehet në ekranin e TRT-së për fushatën e solidaritetit

Vazhdojnë vizitat në Radio Televizionin Turk TRT.

Ministrja Kaja shprehet në ekranin e TRT-së për fushatën e solidaritetit

Pas tentativës së grusht shtetit në 15 korrik nga ana e organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) e vizitoi edhe një herë TRT-në.

Kurtullmush u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të TRT-së Shenol Goka (Şenol Göka) dhe i tha atij të shkuara.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së Shenol Goka dhe udhëheqësit e tjerë informuan Kurtullmushin në lidhje me zhvillimet e përjetuara pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik.

Kurtullmushit iu shpjeguan gjithashtu objektivat e projekteve dhe transmetimeve të TRT-së për vitin 2016 si dhe periudha e re e transmetimeve.

Sëbashku me zëvendkryeministrin, Radio Televizioni Turk u vizitua edhe nga Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya).

Kaja mori pjesë edhe në një transmetim të drejtpërdrejtë të TRT-së.

Ajo u shpreh se si ministri ata janë pranë familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve me 35 ekipe në Stamboll dhe 25 ekipe në Ankara.

Ajo dha informacion edhe në lidhje me fushatën e filluar për dëshmorët dhe veteranët e demokracisë.

“Nëpërmjet një qarkoreje të kryeministrisë nën kujdesin e të nderuarit President, që nga dita e djeshme kemi filluar një fushatë ndihme. Të gjithë nënshtetasit tanë mund të japin ndihmën e tyre nëpërmjet 5 bankave. Në të njëjtën kohë duke dërguar mesazhin “15 korrik” nga të gjithë operatorët telefonikë në numrin 1507 mund të kontribuojnë me 5 lira turke (afërsisht 2 dollarë) në fushatën e solidaritetit” tha Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale Fatma Betyl Sajan Kaja (Fatma Betül Sayan Kaya).



Lajme të ngjashme