Kryeministri i RTQV viziton Ankaranë

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut Hüseyin Özgürgün së bashku me delegacionin që e shoqëron ndodhen për një vizitë zyrtare në Ankara.

Kryeministri i RTQV viziton Ankaranë

Ankaraja mirëpret Kryeministrin e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Hysejin Ëzgyrgyn (Hüseyin Özgürgün) së bashku me delegacionin që e shoqëron.

Ëzgyrgyn u prit me ceremoni zyrtare nga ana e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në Pallatin Çankaya.

Gjatë pritjes ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri Turull Tyrkesh (Tuğrul Türkeş), Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avxhë (Nabi Avcı) dhe Ministri i Pyjeve dhe Çështjeve të Ujit, Vejsel Erollu (Veysel Eroğlu).  

Pas ceremonisë zyrtare u kalua në takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Tema kryesore e bisedimeve ka qenë tentativa e grusht shteti nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele të Fetullah Gylenit (Fetullah Gülen) e ndërmarr më 15 korrik.

Pas tentativës së grusht shteti kjo organizatë me vendimin e Këshillit të Ministrave të RTQV-së u përfshi në listën e organizatave terroriste.

Edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm tha se puçistët e ikur në Republikën Turke të Qipros së Veriut do të ekstradohen në Turqi.

Të dy kryeministra biseduan edhe në lidhje me gjendjen e trupave të armatosura të Turqisë të dislokuara në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Pas takimit të dy kryeministrat dolën para kamerave dhe organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Binali Jëlldërëm duke e bërë të ditur se populli turk më 15 korrik ka shkruar një legjendë tha se qëndrimi fisnik i qeverisë dhe popullit turk me në krye Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), sprapsën këtë iniciativë të poshtër dhe shënuan një risi në historinë e demokracisë botërore.

Edhe Ëzgyrgyn tha se nuk do të lejojnë që organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele të Fetullah Gylenit të përhapen në RTQV.



Lajme të ngjashme