Analizë / Media ndërkombëtare e pakënaqur nga heroizmi i popullit turk

Në 15 korrik kur ndodhi tentativa tradhtare e organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), qëndrimi i disa mediave ndërkombëtare ishte një shembull i keq i gazetarisë.

Analizë / Media ndërkombëtare e pakënaqur nga heroizmi i popullit turk

Qëndrimi i disa mediave ndërkombëtare në 15 korrik, kur Organizata Terroriste Guleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) realizoi tentativën tradhtare, ishte një shembull i keq i gazetarisë.

Ndërkohë që përcillnin pamjet e dhunshme në Ankara dhe Stamboll, këto organe mediatike e ulnin zërin tek fraza “tentativë për grusht shteti”. Dhe kur e panë që tentativa u zmbraps, parashtruan se kjo gjendje do të përdorej nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe qeveria turke për t’u autoritarizuar edhe më shumë.

Dhe këtë e bënë duke shpërfillur bombardimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Pallatit Presidencial, Drejtorisë së Policisë, Shtabit të Përgjithshëm dhe shtypjen e njerëzve nga tanket.

Pikërisht këtu filloi edhe shqetësimi ndaj etikës së informimit të këtyre institucioneve mediatike.

- Populli doli në rrugë dhe i zmbrapsi puçistët...

Pamjet e masakrave të terroristëve me uniforma ushtarake, këto media u munduan ti përcjellin sikur në Turqi qytetarët ishin brenda një lufte civile.

Me trupat e të rinjve që dolën përpara tankeve për ti sprapsur u bënë përpjekje për të krijuar një atmosferë sikur po njerëzit vrisnin njëri tjetrin.

Sikur terroristët me uniformë që paraqiteshin si “ushtarakë”, nuk hidhnin bomba mbi popullin, por përforconin demokracinë nga ajri.

- Populli dhe shteti krah për krah me njëri-tjetrin i penguan tradhtarët...

Qytetarët i detyruan terroristët, që kishin zaptuar çdo vend, të arratiseshin si minjtë, kurse shteti i gjeti këta tradhtarë një e nga një dhe ia dorëzoi drejtësisë.

Si menduat, se fuqia juaj do të mjaftonte kundër populli turk, i cili edhe pse e kaloi një natë deri në agim nën zhurmën e tankeve, topave dhe bombave e ktheu natën në dritë me thirrjet e ezanit që buçitën nga xhamitë dhe që tha: “ose do të ringjallemi të gjithë, ose do të vdesim të gjithë bashkë”?

- Gabuat.

Ne do të dalim më të fuqishëm nga ky proces. Ne tashmë do e njohim më mirë mikun dhe armikun, dhe do të bashkohemi e lidhemi edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Por ju që kujtoni se jeni media, që mendoni se ajo që bëni është informim... Ndërkohë që shteti i Republikës së Turqisë ecën drejt përjetësisë, ju, ashtu siç po bëni edhe tani, do të mbeteni në memorie vetëm me lehjet që mund të bëni ndërkohë që jeni duke u rrokullisur në humnerë.



Lajme të ngjashme