Yildirim: Të vendosur në centrimin e objektivave të rritjes ekonomike

“Jeta në Turqi i është kthyer normalitetit”, deklaroi të dielën në mbrëmje Kryeministri Binali Yildirim në një apel drejtuar investitorëve ndërkombëtarë pas tentativës së dështuar për grusht shteti...

Yildirim: Të vendosur në centrimin e objektivave të rritjes ekonomike

“Jeta në Turqi i është kthyer normalitetit”, deklaroi të dielën në mbrëmje Kryeministri Binali Yildirim në një apel drejtuar investitorëve ndërkombëtarë pas tentativës së dështuar për grusht shteti.

Gjatë një interviste ekskluzive për kanalin ekonomik, “Bloomberg”, Kryeministri Yildirim tha se ulja e notës kreditore të Turqisë pas tentativës së 15 korrikut për grusht shteti është padrejtësi.

Megjithatë, theksoi ai, kjo situatë nuk ka shkaktuar një efekt rrënues për ekonominë e vendit.

Binali Yildirim vuri në pah se qeveria turke është më se e vendosur për të kapur një rritje ekonomike të fuqishme.

“Po avancojmë në rrugën tonë pa u ngadalësuar”, tha Yildirim duke nënvizuar se Turqia zotëron infrastrukturën e nevojshme për të krijuar një fond të posaçëm në lidhje me projektet strategjike dhe për të financuar projektet madhore përmes këtij fondi.

Shefi i Ankarasë zyrtare tërhoqi vëmendjen se detyra të rëndësishme në centrimin e objektivave të rritjes ekonomike ka gjithashtu sistemi bankar turk.

Nëse paraqitet nevoja, shtoi ai, normat preferenciale të interesit mund të aplikohen për investimet në fushat prioritare.

Mes të tjerash, kryeministri turk u ndal edhe mbi stabilitetin politik të vendit, çështje kjo në qendër të vëmendjes së rretheve ekomomike pas tentativës së dështuar për grusht shteti.

“S’kemi kohë për të humbur me zgjedhje”, saktësoi Yildirim duke rikonfirmuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2019, siç është planifikuar më parë.

Ai potencoi gjithashtu se mjaft i rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit politikë është edhe sistemi presidencial.

Ndërkaq, Yildirim njoftoi se po shkon drejt fundit edhe procesi i hetimeve dhe arrestimeve në lidhje me tentativën për grusht shteti në Turqi, që organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) ndërmori natën e 15 korrikut, duke siguruar se pjesa dërrmuese e fajtorëve i është dorëzuar organeve të drejtësisë.

Kryeministri Binali Yildirim gjithashtu bëri me dije se Forcat e Armatosura të Turqisë kanë nevojë për një ristrukturim dhe se po hetohen dobësitë në zinxhirin komandues dhe në rrjetin e inteligjencës.



Lajme të ngjashme