Turqi – Shkon në 6 mijë e 300 numri i ushtarakëve të ndaluar

Pas tentativës për grusht shteti natën e 15 korrikut vazhdojnë hetimet dhe operacionet kundër Organizatës Terroriste Guleniste/Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY).

Turqi – Shkon në 6 mijë e 300 numri i ushtarakëve të ndaluar

Në kuadër të procesit të hetimeve në mbarë Turqinë janë ndaluar 6 mijë e 300 ushtarakë, 1 mijë e 500 gjyqtarë e prokurorë dhe mbi 600 civilë.

Vetëm në Ankara dhe Stamboll numri i të arrestuarve (ushtarakë, policë, gjyqtarë dhe prokurorë) ka arritur në 2 mijë e 500.

Numri i gjeneralëve dhe admiralëve të arrestuarve ka shkuar në 119.

246 zyrtarë të autoriteteve lokale, 7 mijë e 899 personel i policisë me detyrë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në qendër dhe në strukturat lokale të saj, 614 personel i xhandarmërisë dhe 18 personel i Rojës Bregdetare, përfshi edhe Komandantin e Rojës Bregdetare të Turqisë, gjithsej 8 mijë e 777 vetë janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ka shkarkuar nga detyra 262 gjyqtarë dhe prokurorë ushtarakë.

Ndërsa numri i punonjësve të shkarkuar nga detyra në institucionet publike ka arritur në 46 mijë.

Në Ministrinë e Arsimit Kombëtar janë pezulluar nga puna gjithsej 42 mijë e 767 vetë, nga të cilët 21 mijë e 29 janë me profesion mësues.

Nga ana tjetër me dekretligjin e publikuar janë mbyllur 35 institucione shëndetësore, 934 shkolla, 109 konvikte, 104 fondacione, 1 mijë e 125 shoqata, 15 universitete dhe 19 sindikata që kanë pasur lidhje me FETO/PDY.



Lajme të ngjashme