Turqi – Kuvendi krijon komisionin për hetimin e puçit ushtarak

Me mbështetjen e të gjitha partive politike Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) përgatitet të krijojë një komision për hetimin e tentativës për grusht shteti në 15 korrik.

Turqi – Kuvendi krijon komisionin për hetimin e puçit ushtarak

Anëtarët e komisionit do të kenë mundësi të bisedojnë dhe realizojnë takime kritike me të gjithë, me ata që sot janë në burg dhe jashtë, duke filluar që nga emrat e nivelit të lartë që kanë luajtur rol kritik në puçin e dështuar ushtarak e deri tek ushtarët e thjeshtë.

Gjatë këtyre takimeve, të cilat do të hidhen regjistrohen me procesverbalet që do të mbahen nga punonjësit e parlamentit, krahas informacioneve në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit do të kërkohet përgjigje edhe për pyetjen se si arriti FETO të depërtojë në përmasa kaq të mëdha brenda aparatit shtetëror.



Lajme të ngjashme