Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kapen edhe 7 puçistë të tjerë, pjesë e skuadrës që sulmoi hotelin e Erdoganit

Të hënë pasdite janë kapur edhe 7 ushtarë puçistë që në tentativën e 15 korrikut për grusht shteti nga Organizata Terroriste Guleniste-Struktura e Shtetit Paralel (FETO/PDY) bastisën hotelin ku qëndronte Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në Marmaris.

Kapen edhe 7 puçistë të tjerë, pjesë e skuadrës që sulmoi hotelin e Erdoganit

Forcat e sigurisë kaluan menjëherë në veprim pas një informate, sipas të cilës 7 këmbësor në rrugën Muğla-Marmaris mundoheshin të ndalonin automjetet që kaloni në rrugë (autostop).

7 të dyshuar, në mesin e të cilëve u ndodhet edhe majori Taner Berber, nga Skuadra e Luftimit-Kërkimit dhe Shpëtimit, pasi u vendosën në pranga u transferuan në drejtorinë rajonale të policisë.

19 nga gjithsej 36 ushtarët që kishin marrë pjesë në sulmin ndaj hotelit në Marmaris ishin kapur dhe arrestuar në operacionet e filluara menjëherë pas ngjarjes.

Ndërkohë vazhdojnë operacionet për kapjen edhe të 10 ushtarëve të tjerë në arrati.



Lajme të ngjashme