Erdogan u takua me liderët e tre partive më të mëdha të vendit

Presidenti Erdoan zhvilloi sot në kompleksin e presidencës një mbledhje të rëndësishme me liderët e tre partive më të mëdha të vendit për të vlerësuar zhvillimet e fundit.

erdoğan zirve 2.jpg
erdoğan zirve 1.jpg

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti sot në kompleksin presidencial në Ankara liderët e AK Partisë, Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste Popullore (MHP) për ti përgëzuar ata për qëndrimin që mbajtën përballë tentativës për grusht shteti natën e 15 korrikut.

Lideri i AK Partisë Binali Yıldırım, lideri i CHP-së Kemal Kılıçdaroğlu dhe lideri i MHP-së Devlet Bahçeli qëndruan në takimin me Presidentin Erdoan për rreth 2 orë e 40 minuta.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se në këtë takim liderët u informuan mbi zhvillimet e natës së tentativës tradhtare dhe biseduan për masat e marra për të penguar përsëritjen e rasteve të tilla.

Presidenti Erdoan në këtë audiencë i falënderoi liderët për qëndrimin që demonstruan më 15 korrik dhe u përcolli atyre rëndësinë që ka bashkëpunimi në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në hetimet që ndiqen në kuadër të kësaj, sqaroi Kalin dhe nënvizoi se liderët ranë dakord për të vazhduar dialogun politik.

Kurse autoritetet e partisë CHP në deklaratën që bënë pas kësaj mbledhjeje historike e vlerësuan takimin “si një takim shumë pozitiv, i cili do ti shërbejë procesit të normalizimit të politikës turke”.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Fahri Kasirga në një letër që u ka dërguar autoriteteve të parive politike në lidhje me mbledhjen e sotme shkruan se në 15 korrik Turqia u përball me tentativën e armatosur dhe të përgjakshme për grusht shteti të realizuar nga një grup terroristësh të veshur me uniformë ushtarake, pjesëtarë të Organizatës Terroriste Guleniste/Struktura Paralele Shtetërore (FETO/PDY).

“Në këtë kuadër Zoti President Kryetarin e Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu), Liderin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli si dhe Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) i ftoi në kompleksin presidencial për të realizuar të hënën në orën 14.00 një takim edhe për ti falënderuar ata për qëndrimin e vendosur që mbajtën përballë tentativës për grusht shteti, edhe për të vlerësuar zhvillimet e fundit si dhe për të marrë rekomandimet e tyre”, sqaron Kasirga në letrën e tij.



Lajme të ngjashme