Çavusoglu: Do të shkarkojmë edhe ambasadorë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu tha se shkarkime nga detyra do të ketë edhe në nivelin e ambasadorëve.

Çavusoglu: Do të shkarkojmë edhe ambasadorë

Tentativën e Organizatës Terroriste Guleniste/Struktura e Shtetit Paralel (FETO/DPY) për grusht shteti në 15 korrik shefi i diplomacisë turke e vlerësoi në një televizion privat.

Për pjesëmarrje në tentativën e puçit ushtarak përjashtime nga puna do të ketë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha Çavushollu duke sqaruar se ambasadorët që do të shkarkojmë për momentin nuk janë aktiv në detyrë.

“Deri më sot këtyre ambasadorëve nuk është dhënë detyrë, ata janë ambasadorë të thirrur në qendër. Ka edhe disa nëpunës të nivelit të ulët, të cilët janë me detyrë jashtë dhe që do ti tërheqim. Edhe këta duhet të largohen patjetër nga Ministria”, nënvizoi Çavushollu.



Lajme të ngjashme