Ankaraja i kërkon BE-së përkrahje kundër FETO

Kryetari turk i Komisionit të Përzier Parlamentar me Bashkimin Evropian (BE), Ahmet Berat Çonkar kërkoi mbështetje nga homologët evropianë në përpjekjen e Ankarasë kundër përkrahësve të kreut të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO), Fetullah Gulen.

Ankaraja i kërkon BE-së përkrahje kundër FETO

“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të marrin të gjitha masat e mundshme që do të parandalonin aktivitetin e këtij grupi në tokat e tyre”, shkruan Çonkar në një letër dërguar eurodeputetëve.

Ndërsa kërkon mbështetjen e BE-së, Çonkar thotë se nga rënia e Turqisë në destabilitet do të ndikoheshin edhe ata (evripianët).

“Tentativa e dështuar për grusht shteti në 15 korrik tregoi rrezikun që ka krijuar Organizata Terroriste Guleniste (FETO). Pjesa më e madhe e Forcave të Armatosura Turke qëndroi që në momentet e para kundër kësaj tentative tradhtare”,- nënvizoi Ahmet Berat Çonkar, ndërsa shtoi se Turqia akuzohet me kritika paragjykuese dhe të papranueshme duke u nisur nga supozime të paqena dhe të gabuara në lidhje me masat dhe hetimet ligjore që po kryen Ankaraja për normalizimin e situatës.

Kjo,- tha Çonkar,- nënkupton mbështetje të atyre që ndërmorën tentativën e grushtit të shtetit në 15 korrik.

Turqia ndërkohë vazhdon përpjekjen e saj edhe me organizatat terroriste DAESH dhe PKK/YPG. Duke qenë se rënia e Turqisë në gjendje destabiliteti do të kishte pasoja serioze në vendet anëtare të BE-së dhe në të gjithë rajonin, e mirëpresim me kënaqësi mbështetjen me fjalë dhe vepra të aleatëve tanë evropianë, përfundon letrën kryetari turk i Komisionit të Përzier Parlamentar me Bashkimin Evropian (BE), Ahmet Berat Çonkar.



Lajme të ngjashme