Populli turk i palodhur kur bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë

Edhe pse tashmë kanë kaluar ditë, populli turk është i vendosur të mos ndahet nga sheshet për ti bërë roje demokracisë.

Populli turk i palodhur kur bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë

Mijëra qytetarë që kanë mbushur sheshet me thirrjen e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)dhe Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO vazhdojnë të bëjnë rojën e demokracisë.  

Mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin Këzëllaj (Kızılay) të Ankarasë, ashtu si ditën e parë vazhdojnë të jenë në gatishmëri të mbrojtjes së demokracisë.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Ankarasë Melih Gëkçek (Melih Gökçek) dhe disa deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK morën pjesë në rojën e demokracisë dhe përshëndetën popullin e dënuan tentativën e puçit ushtarak.

Qytetarët me flamuj në duar dhe pankarta ku shkruheshin mesazhe uniteti dhe solidariteti në turqisht dhe në anglisht hodhën slogane kundër grusht shtetit.  

Edhe tifozët e klubeve të ndryshme sportive u takuan në Stamboll dhe marshuan për demokracinë.

Në marshimin në Taksim krahas tifozëve të Gallatasaraj (Galatasaray), Beshiktash (Beşiktaş), Fenerbahçe dhe Trabzonspor, morën pjesë edhe tifozë të skuadrave të tjera.

Ndërkaq sot në Stamboll nën pararojën e Partisë Republikane Popullore CHP në Sheshin Taksim të Stambollit u organizua mitingu i “Republikës dhe Demokracisë”.

Në këtë miting mijëra njerëz i thanë “jo” grusht shtetit.

Kryetari i CHP-së Kemal Këllëçdarollu (Kılıçdaroğlu) pjesëmarrës në miting u ngjit në podium sëbashku me bashkëshorten e tij Selvi Këllëçdarollu (Selvi Kılıçdaroğlu) dhe deklaroi manifeston me 10 pika.

Edhe në Izmir vazhdon detyra e mbrojtjes së demokracisë.  

Mijëra banorë të Izmirit që shkuan në Sheshin Konak me flamuj në duar i dolën për zot vullnetin kombëtar krahë për krahu.

Grumbulli i mbledhur përreth kullës së sahatit historik, reagoi ndaj tentativës për grusht ndaj demokracisë.

Kurse në Samsun, me qëllim reagimin ndaj tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste FETO u zhvillua marshimi “Nën të njëjtin flamur”.

Në marshimin e bërë me flamurin “1919” metra të gjatë  morën pjesë 20 mijë veta dhe Ministri i Rinisë dhe Sportit Akif Çataj Këllëç (Akif Çağatay Kılıç).

Në fjalimin e mbajtur këtu, Këllëç tha se të gjithë përfaqësuesit e partive politike janë të bashkuar dhe falënderoi popullin e Samsunit.

Ashtu siç do ditë populli në të katërta anët e Turqisë me flamuj në duar dhe me slogan vazhdon të bëjë rojën e demokracisë.



Lajme të ngjashme