Kurtullmush: Amerika ose do të zgjedhë një individ ose zemrën e 79 milionë turqve

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se gjendja e jashtëzakonshme është shpallur për të nxjerrë në shesh ata mbështesin tentativën për grusht shtetit.

Kurtullmush: Amerika ose do të zgjedhë një individ ose zemrën e 79 milionë turqve

Numan Kurtullmush në vlerësimin e bërë për gazetën “Haber Türk” në lidhje me tentativën dhe zhvillimet pas saj, tha: “Kjo nuk është një gjendje e jashtëzakonshme ndaj popullit por ndaj një çete që është kryengritur kundër shtetit. Qëllimi thelbësor në nxjerrjen e vendimeve në dekretin ligjor është për të nxjerr në shesh ata që kanë lidhje me këtë çetë kriminele dhe ata që kanë mbështetur në një farë mënyre tentativë për grusht shteti”.

Në lidhje me ekstradimin e kryeterroristit të organizatës terroriste gyleniste u shpreh “optimist” dhe i dërgoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës mesazhin “bëni zgjidhjen tuaj”.

“Një lider i një organizate që u vu në veprim për të shkatërruar gjithë demokracinë e një vendi apo simpatinë e popullit turk me 79 milionë banorë? Mendoj se udhëheqja amerikane do të rishikojë opinionin në lidhje me këtë person” u shpreh zëvendëskryeministri Kurtullmush.

Kurtullmush ripërsëriti mendimin e Presidentit Erdoan se “ka dobësi” dhe shtoi se nga aspekti i aftësisë së institucioneve të informacionit, ato duhen ristrukturuar.

Kurse pyetjes në lidhje me nëpunësit e pushuar nga puna,  Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se do të bëhen shqyrtime të detajuara dhe shtoi: “Ata që janë shkakruar do të hetohen. Ata që kanë pasur lidhje direkt me organizatën do të mbahen mënjanë ndërsa ata që nuk kanë lidhje direkt do të mbahen në një anë tjetër”.



Lajme të ngjashme