Turqia dënoi ashpër sulmin në Munih të Gjermanisë

Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një mesazh me shkrim ku dënohet ashpër sulmi në Gjermani.

Turqia dënoi ashpër sulmin në Munih të Gjermanisë

Turqia dënoi ashpër sulmin në Munih të Gjermanisë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme u tha se “Ndajmë thellë në zemër dhimbjen e popullit mik gjerman”.

Në deklaratën me shkrim u shprehën ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa të plagosurve u urojnë shërim të shpejtë.

Ministria e Jashtme turke në deklaratën e saj gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

Në mes tjerash u tha se Turqia është e gatshme që në kuadër të luftës kundër terrorit të japë çdo lloj përkrahjeje aleatit të saj Gjermanisë.


Fjalët Kyçe: Ministria e Jashtme , sulm , Munih , Gjermani

Lajme të ngjashme