Erdogan: Nuk bëhet fjalë për dorëheqje të sekretarit të Shërbimit Informativ

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk bëhet fjalë për dorëheqjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) ose të shefit të Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) për shkak të dobësive

Erdogan: Nuk bëhet fjalë për dorëheqje të sekretarit të Shërbimit Informativ

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk bëhet fjalë për dorëheqjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) ose të shefit të Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) për shkak të dobësive në shërbimin informativ.

Në reportazhin e dhënë për kanalin televiziv “France 24”, Presidenti Erdoan tha se do të spastrojnë institucionet shtetërore nga sëmundja e kancerit e cila është përhapur në këto vende për 40 vjet.

Presidenti tha se gjatë bisedës informative me Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Kombëtar, Hakan Fidan nuk është bërë fjalë për dorëheqje.

Duke e bërë të ditur se “Nuk ndryshohet kali gjatë kalimit të lumit”, Presidenti Erdoan tha se edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar edhe nga shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë kërkoi të vazhdojnë me detyrë.

“Por, bëhet fjalë për një dobësi në shërbimin informativ”, - u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se së bashku me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) do të bisedojnë në lidhje me gjendjen e Sekretarit të Shërbimit Informativ dhe shefit të Shtatmadhorisë.

Presidenti tha se edhe në sulmet e terrorit në Francë, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermani ka patur dobësi në shërbimet informative, madje rikujtoi që informata e dhënë Belgjikës nga ana e Turqisë nuk është marr në konsideratë, por në këto vende nuk u bë fjalë për ndonjë kërkesë për dorëheqje të shefave të shërbimeve informative.

Ndërsa në lidhje me shkarkime nga detyra në sektorin publik Presidenti Erdoan tha se nuk di se në sa do të dalë numri, por theksoi se organizata terroriste gyleniste FETO për 40 vjet përpiqet për ti vënë në dorë institucionet shtetërore dhe këtë e ngjasoj me një kancer që ka bërë metastazë.

Erdoan gjithashtu tha se njëri prej puçistëve, të cilët mbajtën peng shefin e Shtatmadhorisë, gjeneral armate Hulusi Akar, i ka thënë ka propozuar të kontaktojnë me udhëheqësin e tyre Fetullah Gylen.



Lajme të ngjashme