Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bilanci i tentativës së grushtit të shtetit në Turqi

246 dëshmorë, 2 mijë 185 të plagosur dhe 12 mijë e 652 të ndaluar është bilanci i deritanishëm i tentativës për grusht shteti që Organizata Terroriste Guleniste (FETO) ndërmori natën e 15 korrikut.

Bilanci i tentativës së grushtit të shtetit në Turqi

Si pasojë e tentativës për grusht shteti natën e 15 korrikut ranë dëshmorë gjithsej 246 persona (62 policë, 5 ushtarakë dhe 179 civilë), si dhe u plagosën gjithsej 2 mijë e 185 vetë (134 policë, 21 ushtarakë, 2 mijë e 30 civilë).

Ndërsa 12 mijë e 652 persona të tjerë, në mesin e të cilëve ka ushtarakë, policë, gjyqtarë, prokurorë, nënprefektë dhe nëpunës civilë, janë vënë në pranga në kuadër të hetimeve që filluan dhe vazhdojnë për tentativën e dështuar për grusht shteti.

Nga personat që dolën para drejtësisë për 589 gjykata vendosi për kontroll gjyqësor, 224 u lanë të lirë, ndërsa për 6 mijë e 226 të ndaluar të tjerë veprimet vazhdojnë.

Nga puçistët 24 u vranë në përpjekje me forcat e rendit, ndërsa 49 u kapën të plagosur.



Lajme të ngjashme