Zëvendësministri i Çështjeve Evropiane dhe Amerikës i Anglisë, Alan Duncan viziton Turqinë

Alan Duncan shprehu ngushëllime për dëshmorët e rënë gjatë tentativës për grusht shtet.

Zëvendësministri i Çështjeve Evropiane dhe Amerikës i Anglisë, Alan Duncan viziton Turqinë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) priti në takim Zëvendësministrin e Çështjeve Evropiane dhe Amerikës i Anglisë, Alan Dankan (Alan Duncan).

Gjatë bisedimeve të mbajtura në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, Dankan shprehu ngushëllime për dëshmorët që ranë gjatë tentativës për grusht shtet, ndërsa popullin turk, me në krye Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministrin Binali Jëlldërëm, uroi për vizion dhe guximin e treguar.

Dankan duke shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e vendit të tij ndaj Turqisë, tha se atë e shohin si një partnere dhe aleate të fortë, ndërsa vuri theksin në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të Turqisë.

Edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm falënderoi qeverinë dhe popullin e Anglisë për solidaritetin dhe përkrahjen e treguar me Turqinë kundër këtij sulmi të rëndë.

Jëlldërëm informoj në lidhje me masat e marra kundër organizatës terroriste gyleniste FETO, ndërsa tërhoqi vëmendjen se kjo luftë do të vazhdoj me vendosmëri në kuadër të rregullave ligjore dhe demokracisë.

Kryeministri tërhoqi vëmendjen se nuk duhet lejuar që nga ana e përkrahësve të organizatës terroriste FETO të krijohet një perceptim i gabuar në opinionin perëndimor.

Jëlldërëm gjithashtu tha se vendimet e marra nga ana e Kuvendit dhe qeverisë do të zbatohen të gjitha dhe se pas arritjes në rezultate në kuadër të vendimit gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë ky vendim do të anulohet.



Lajme të ngjashme