Operacion në Dijarbakër, 3 policë dëshmorë dhe 1 i plagosur

Në nënprefekturën Ergani të rrethit Dijarbakër (Diyarbakır) në operacionet kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK tre policë ranë dëshmorë ndërsa një polic mbeti i plagosur.

Operacion në Dijarbakër, 3 policë dëshmorë dhe 1 i plagosur

Forcat e sigurisë zhvilluan operacion ndaj një shtëpie që ishte përcaktuar se përdorej si “celulë” e PKK-së.

Në operacion në zjarrin e parë të hapur nga terroristët ranë dëshmorë 2 policë dhe u plagosën dy të tjerë. Me kundërpërgjigjen e policisë u asgjësua një terrorist.

Një nga dy policët që u morën në kurim në Spitalin Shtetëror Ergani ra dëshmorë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.

Bëhet e ditur se përleshjet vazhdojnë ende në rajonin ku janë evakuuar disa shtëpi me qëllim që të mos dëmtohen qytetarët.



Lajme të ngjashme