Kurtulmus: Në Turqi s’do të preken të drejtat dhe liritë themelore

Zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, deklaroi sot se në vendin e tij nuk do të preken të drejtat dhe liritë themelore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kurtulmus: Në Turqi s’do të preken të drejtat dhe liritë themelore

Zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, deklaroi sot se në vendin e tij nuk do të preken të drejtat dhe liritë themelore për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjatë fjalimit të rastit në një recepsion në Pallatin “Çankaya” për përfaqësuesit e disa shoqatave të medias, Numan Kurtulmus theksoi se “natën e 15 korrikut, Turqia jetoi me të vërtetë një fatkeqësi të madhe, por njëherësh u bë edhe një trup i vetëm bashkë me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet profesionale kundër juntës antidemokratike, antikombëtare, armike të popullit, të atdheut dhe të Turqisë”.

Pasi vuri në pah se Turqia u bë një burim frymëzimi për mënyrën sesi duhet mbrojtur demokracia dhe një model madhështor falë eposit të demokracisë më 15 korrik, Kurtulmus falënderoi përzemërsisht popullin dhe media turke, që mbështeti pa hezitim këtë luftë për demokraci.

“Nuk ka hap prapa as në vijim. Çështja e 15 korrikut nuk duhet parë vetëm si një tentativë për grusht shteti. Kjo është një përpjekje për pushtim. Është tentativa e fuqive të huaja për të pushtuar atdheun tonë”, tha ai.

Duke filluar nga dje (21 korrik), shpjegoi zv/kryeministri, Turqia ka hyrë në një periudhë të re, ku gjendja e jashtëzakonshme është shpallur kundër shtetit, jo si ato të mëparshmet që ishin kundër popullit.

Kurtulmus nënvizoi se mund t’i japin fund përpara 3 muajve gjendjes së jashtëzakonshme, përgjatë të cilës nuk do cenohet as edhe një milimetër i të drejtave dhe lirive në Turqi.

“Nuk do të kufizohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve tanë. Tubimet, marshimet protestuese, të drejtat e tjera politike do të mbrohen ashtu siç janë; nuk bëhet fjalë as për më të voglin hezitim në lidhje me këtë çështje”, siguroi ai.

Zv/kryeministri Numan Kurtulmus rikujtoi se Turqia, ashtu si shumë vende të Evropës më parë dhe Franca pas sulmeve të nëntorit 2015, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke vënë në zbatim nenin 15 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore (ECHR), që parashikon mundësinë e shfuqizimit të përkohshëm të vetë Konventës për arsye të sigurisë publike apo të një kërcënimi ndaj kombit.

Neni 15 i ECHR-së u njeh qeverive në rrethana të jashtëzakonshme të drejtën e pezullimit në mënyrë të përkohshme, të kufizuar dhe të kontrolluar të disa të drejtave dhe lirive të garantuara nga Konventa.



Lajme të ngjashme