Erdogan: 15 Korriku shpallet Dita Përkujtimore e Dëshmorëve

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdoan tha se Turqia vazhdon me vendosmëri rezistencën e saj ndaj tentativës së grusht shtetit.

Erdogan: 15 Korriku shpallet Dita Përkujtimore e Dëshmorëve

Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke e bërë të ditur se gjeneratat e reja nuk do ti harrojnë heronjtë e rezistencës së demokracisë së 15 korrikut tha se “Dua të ju informoj se datën e 15 korrikut e shpallëm si Ditë Përkujtimore të Dëshmorëve”.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdoan tha se Turqia vazhdon me vendosmëri rezistencën e saj ndaj tentativës më tradhtare dhe më të ulët në histori të grusht shtetit të armatosur të 15 korrikut.

Duke e bërë të ditur se populli turk edhe njëherë tregoi se është një popull që shkruan histori, Presidenti Erdoan tha: “Unë i them popullit që të vazhdojëm me kujdestari të demokracisë deri në fund dhe ta kurorëzojmë këtë sukses të shënuar në histori me shkronja të arta”.

Erdoan u bëri thirrje qytetarëve të mos u besojnë lajmeve të rreme, ndërsa shtoi se “Vendi ynë, së bashku me Presidentin, qeverinë, Forcat e Armatosura, ministritë, forcat policore, prefekturat, bashkitë dhe më e rëndësishmja me popullin e tij qëndron në këmbë krenar. Qeveria jonë me përpjekje të shquar të forcave të sigurisë dominon në çdo cep, në çdo institucion të vendit”.

Presidenti Erdoan gjithashtu tha se procesi i spastrimit të institucioneve nga pjesëtarët e organizatës terroriste gyleniste FETO vazhdon me gjithë shpejtësi, ndërsa shtoi se me propozimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u miratua në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Presidenti shtoi se Turqia është një shtet kushtetues ndërsa vijoi me fjalët: “Masat e marra dhe që do të vazhdojnë të merren ndaj tentativës së grusht shtetit janë marr në kuadër të themeleve demokratike, shtetit kushtetues dhe në kuadër të respektit të të drejtave dhe lirive themelore”.

“Në kuadër të operacioneve të ndërmarra deri më tani janë ndaluar 10 mijë e 410 persona, janë arrestuar 4 mijë e 60 persona”, tha Erdoan ndërsa shtoi se qeveria dhe forcat përkatëse vazhdojnë me punime në mënyrë të vendosur.         



Lajme të ngjashme