Uras: Dështimi i ekstradimit të 8 ushtarëve do të ndikoj në marrëdhëniet mes dy vendeve

Ambasadori turk në Athinë, Kerim Uras tërhoqi vëmendjen se në Greqi mbretëron një vullnet i mirë për ekstradimin e puçistëve.

Uras: Dështimi i ekstradimit të 8 ushtarëve do të ndikoj në marrëdhëniet mes dy vendeve

Ambasadori i Turqisë në Athinë, Kerim Uras në deklaratën e tij të bërë në lidhje me 8 ushtarë turq, të cilët u arratisën në Greqi me helikopter pas pjesëmarrjes në tentativën e grusht shtetit më 15 korrik dhe ku kërkuan azil politik tha se “Në rast se këta ushtarë nuk ekstradohen, kjo nuk do të ndihmoj në marrëdhënie”.

Ambasadori Uras tërhoqi vëmendjen se në Greqi mbretëron një vullnet i mirë për ekstradimin e puçistëve, ndërsa shtoi se opinioni turk është shumë ndjeshëm në lidhje me këtë çështje.

“Këta njerëz shtinë ndaj Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, shtinë ndaj popullit, vrasin shokët e armëve. Kjo nuk ka të bëjë me të ngjarjen e të drejtave të njeriut, këta persona kanë kryer krim”, u shpreh ambasadori Uras.

Ambasadori nënvizoi se këta persona do të gjykohen në mënyrë të drejtë në Turqi.

Në anën tjetër 8 ushtarët e ikur në Greqi që mbaheshin në burgun Ferexhik janë transferuar në burgun e Kavalla për shkak të sigurisë.

Seanca e parë gjyqësore për 8 ushtarët u mbajt të martën në gjykatën e faktit të Aleksandropojës.

Seanca e shtyrë me kërkesë të avokatëve do të mbahet sot.

Ushtarët, të cilët gjatë tentativës për grusht shtet kaluan me helikopter kufirin e Greqisë dhe dhanë sinjalin për ulje emergjente kanë bërë ulje në Aleksandopojë ditën e shtunë më 16 korrik.

8 ushtarë, të cilët kërkuan azil politik, u ndaluan me arsyetim se kanë hyrë në vend në mënyrë ilegale.



Lajme të ngjashme