Turqi – Shkon në 10 410 numri i puçistëve të ndaluar

Zv.kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Zëdhënësi i Partisë, Jasin Aktaj (Yasin Aktay) në një konferencë shtypi për gazetarët në selinë e partisë tha se deri tani janë ndaluar 10 mijë e 410 vetë.

Turqi – Shkon në 10 410 numri i puçistëve të ndaluar

Zv.kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Zëdhënësi i Partisë, Jasin Aktaj (Yasin Aktay) në lidhje me hetimin që ka filluar pas tentativës për grusht shteti të ndërmarrë natën e 15 korrikut nga Organizata Terroriste Guleniste (FETO) tha se deri tani “numri i të ndaluarve është 10 mijë e 410 vetë. Nga të cilët 287 janë policë, 7 mijë e 423 ushtarakë, 2 mijë e 14 gjyqtarë dhe prokurorë dhe 686 civilë”.

Komiteti Qendror Ekzekutiv i AK Partisë (MYK) të enjten në mbrëmje u mblodh në selinë e partisë nën drejtimin e Kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).



Lajme të ngjashme